Ujëvara e Sotirës, Gramsh, 16 prill 2024. Një vizitë në Ujëvarën e Sotirës me nxënes të shkollës së mesme “Shefqet Guzi”, Gramsh, shërbeu si një ditë e dedikuar edukimit mjedisor dhe njohjes me rëndësinë e korridoreve ekologjik. Vizita në terren u organizua në bashkëpunim me ADZM Elbasan dhe Bashkinë Gramsh, e cila u prit me entuziazëm nga të rinjtë dhe stafi i shkollës.
Të rinjtë patën mundësinë të eksploronin natyrën përreth ndërsa mësuan më shumë mbi vlerat e biodiversitetit dhe rrugëve të konektivitetit për jetën e egër të zones. Ujëvara e Sotirës përbën edhe një prej atraksioneve turistike më të njohura të zones, e cila tashmë nuk është e panjohur për këta të rinj.
Përfaqësuesit e stafit të ADZM dhe ekipi i edukimit mjedisor të EcoAlbania, informuan të rinjtë mbi rëndësinë e zonave të mbrojtura dhe korridoreve ekologjike, si rrugë jetësore për ruajtjen e biodiversitetit, duke i inkurajuar ata të bëhen pjesë aktive e mbrojtjes së natyrës në zonën e tyre. Ndërgjegjësimi i komunitetit dhe brezave të tjerë është po aq i rëndësishëm, ndaj në bashkëbisedimin me të rinjtë u disktua edhe mbi rolin që ata mund të luajnë në përcjelljen e këtyre informacioneve të vlefshme tek familjarët apo miqtë e tyre.
Në fund të kësaj eksperience të rinjtë morën me vete frymëzimin për të ruajtur natyrën e tyre të bukur dhe kujtimet e një ekspedite të veçantë, të cilën u shprehen se do të duan ta përsërisin në destinacione të tjera natyrore të zones.