Mbështetja më e spikatur për Vjosën: Leonardo DiCaprio rrit ndërgjegjësimin për lumin e fundit të egër të Evropës – Vjosën – dhe kërcënimin me të cilën po përballet! “Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Por për sa kohë?“, shkruan ai në profilin e tij të instagramit i cili ndiqet nga më shumë se 40 milion persona. Vjosa është bërë e famshme në të gjithë botën, ajo vlerësohet për paprekshmërinë e saj.
Ai gjithashtu tregon për ndikimet negative të hidrocentraleve dhe shërbimet e rëndësishme të ekosistemit që lumenjtë e shëndetshëm ofrojnë: “Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ata gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit dhe mund të bëjnë që algat toksike të rriten. Lumenjtë janë një pjesë e rëndësishme e ciklit të ujërave global. Ato veprojnë si arterie të natyrës, duke dhënë energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë, të pijshëm, për prodhimin e ushqimit dhe për industri.” thuhet në postimin e Leonardo DiCaprio.
Postimi i DiCaprio pati një ndikim të madh në mediat shqiptare dhe u publikua në të gjitha mediat në vend me tituj si:
“Leonardo DiCaprio kundër vendimit të Qeverisë shqiptare për diga në lumin Vjosë” (TopChannel)
“Leonardo DiCaprio kritikon qeverinë shqiptare për HEC-et në lumin Vjosa” (Tirana Post)
“Leonardo DiCaprio në mbrojtje të Vjosës” (TV Klan)
“Leonardo DiCaprio mbështet iniciativën për të mbrojtur lumin Vjosa” (Ora News)
Ne kemi Leon në anën tonë tani … kush do bashkohet tjetër?