Konventa e Bernës: Qeveria maqedonase duhet të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar

Gjatë takimit të Komitetit të Përhershëm, Këshilli i Europës, Strasburg: Ana Colovic-Lesoska (Eco-sense) prezanton rastin e Mavrovës © Aleksandra Bujaroska
Gjatë takimit të Komitetit të Përhershëm, Këshilli i Europës, Strasburg: Ana Colovic-Lesoska (Eco-sense) prezanton rastin e Mavrovës. (c) A. Bujaroska

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në mbledhjen e tij të përvitshme, që u mbajt në datat 5-8 Dhjetor vendosi se planet për 17 hidrocentrale në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni duhet të pezullohen menjëherë. Komiteti i Përhershëm theksoi shqetësimin e tij kryesor lidhur me vijimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla brenda parkut.

Organi qeverisës i traktatit europian për jetën e egër ka shprehur shqetësimin për ndikimin e pakthyeshëm të hidrocentraleve në ekosistemin unik të parkut që prej dy vitesh. Në vitin 2015, Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës detyroi qeverinë maqedonase të ndalojë çdo punim të mëtejshëm në drejtim të ndërtimit të hidrocentraleve, deri në një analizë të plotë të të gjitha ndikimeve, në formën e një vlerësimi strategjik të ndikimit në mjedis.

Përrenj të tillë do të shkatërrohen nga projektet e hidrocentraleve në brendësi të PK Mavrovë © Theresa Schiller
Përrenj të tillë do të shkatërrohen nga projektet e hidrocentraleve në brendësi të PK Mavrovë. (c) Th. Schiller

“Projekte të tilla nuk duhet të lejohen në zona të mbrojtura. Rigjenerimi i ekosistemit është i pamundur në kushtet kur regjimi i ujit është i paqëndrueshëm ose shtretërit e lumenjve çohen në tharje”, shpjegon Ana Colovic Lesoska nga organizata paditëse Eko-svest, anëtare e CEE Bankwatch Network në Maqedoni. Rekomandimi i vitit 2015 i Komitetit të Përhershëm i bën thirrje Shkupit edhe për përfundimin e procesit të rikonfirmimit të statusit të Mavrovës si Park Kombëtar.Pas disa vitesh fushate të grupimeve mjedisore maqedonase dhe ndërkombëtare, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore hoqën dorë nga financimi i dy hidrocentraleve të mëdha të planifikuara për tu ndërtuar në park – Boskov Most dhe Lukovo Pole. Megjithatë, sipas një raportimi të fundit nga qeveria mbi zbatimin e rekomandimit të Komitetit të Përhershëm, vendimi për të pezulluar zyrtarisht 2 projektet e diskutueshme mbetet për tu miratuar. Raporti gjithashtu nxjerr se, ndërsa qeveria nuk planifikon të japë konçensione të reja për hidrocentrale të vogla në brendësi të parkut kombëtar, ajo gjithashtu nuk merr masa për të ndaluar zhvillimin e atyre projekteve për të cilat konçensionet tashmë janë dhënë.

Rrjedha e ujit është devijuar përmes tubave, duke e lënë të thahet shtratin e lumit. © Theresa Schiller
Rrjedha e ujit është devijuar përmes tubave, duke e lënë të thahet shtratin e lumit. (c) Th. Schiller

Duke qenë se qeveria maqedonase  e ka zvarritur çështjen deri më tani dhe për më tepër nuk dërgoi asnjë përfaqësues në mbledhjen e fillimit të Dhjetorit – Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës e ipërsëriti thirrjen e tij për ndërprerjen e punimeve të hidrocentraleve në park. “Hidrocentralet janë të papajtueshme me konservimin e biodiversitetit dhe nuk kanë vend në zonat e mbrojtura si Parku Kombëtar i Mavrovës”,  tha Theresa Schiller nga EuroNatur.

Rekomandimi i vitit 2015 i bën thirrje Shkupit edhe për përfundimin e procesit të rikonfirmimit të statusit të Mavrovës si park kombëtar. Por projektligji i rishpalljes së Parkut Kombëtar të Mavrovës, i hartuar në vitin 2015, duhet të rishikohet. “Ky ligj është në kundërshtim me Konventën e Bernës dhe legjislacionin kombëtar për  natyrën. Në vend të prioritizimit të mbrojtjes dhe promovimit të biodiversitetit në Mavrovë, ligji lë mundësinë e ndërtimit të hidrocentraleve të reja në territorin e parkut. Qeveria duhet të miratojë ligjin në përputhje me udhëzimet dhe rekomandimet e IUCN”, tha Aleksandra Bujaroska nga Organizata maqedonase “Front 21/42”.

Rrëqebulli i rrallë i Ballkanit në Parkun Kombëtar të Mavrovës duhet të mbrohet

Për më tepër,  gjatë mbledhjes Komiteti vendosi të shtojë Rrëqebullim e Ballkanit në listën e tij të specieve rreptësisht të mbrojtura të faunës. Një simbol kombëtar i Maqedonisë – Rrëqebulli i Ballkanit – gjendet vetëm në pjesën e tij perëndimore, kryesisht në Parkun Kombëtar të Mavrovës. Kjo specie është e rrezikuar në mënyrë kritike, me një popullsi në gjendje natyrore prej vetëm 30 individësh. Të dhëna shkencore, publikuar në fillim të këtij viti nga Shoqëria Ekologjike Maqedonase (MES) treguan se ky lloj i rrallë i felinit po shumohet me sukses në Mavrovë, duke theksuar më tej nevojën për mbrojtje të kujdesshme dhe menaxhim të përshtatshëm të parkut kombëtar.

Informacion shtesë

  • Kjo është një deklaratë e përbashkët për shtyp nga EuroNatur, Eko-svest, Front 21/42, Bankwatch dhe Riverwatch
  • Fushata “Save the Blue Heart of Europe” synon të mbrojë lumenjtë më të rëndësishëm në Ballkan. Ajo koordinohet nga OJQ-të EuroNatur dhe Riverwatch dhe zbatohet së bashku me organizatat partnere nga vendet e Ballkanit. Në Maqedoni me Eko-svest dhe Frontin 21/42.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *