EcoAlbania kërkon të punësojë ‘Koordinator projekti’ – Tiranë

Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania) është një organizatë mjedisore jo-qeveritare. EcoAlbania punon për të përforcuar bashkëjetesën miqësore mes njeriut dhe natyrës në Shqipëri dhe qëllimet kryesore të saj janë:mbrojtja e ekosistemeve natyrore dhe ndërveprimeve ekologjike përmes mbrojtjes së kafshëve të egra dhe habitateve të tyre me besimin se përdorimi i burimeve natyrore të rinovueshme duhet të jetë i qëndrueshëm për mirëqenien e njeriut në vendin tonë dhe parandalimi i shkatërrimit në rritje të mjedisit natyror dhe aplikimi i masave rehabilituese. EcoAlbania punon me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për zbatimin e projekteve me fokus mbrojtjen e mjedisit, ndërgjegjësimin dhe edukimin mjedisor.

EcoAlbania kërkon të punësojë koordinator projekti me kohë të plotë për një periudhë të paktën 1(një) vjeçare.

Kriteret që kërkohen:

  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë dhe master. Preferohet një diplomë e shkencave mjedisore si: Biologji, Inxhinieri Mjedisi, Inxhinieri pyjesh etj.
  • Të ketë eksperience pune mbi 2 vjet. Përbën përparësi puna e mëparshme në OJF dhe trajnimet e marra në fushën e mjedisit dhe hartim projektesh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike bazike (MS Office).
  • Të ketë aftësi komunikimi të mira me partnerët dhe të jetë bashkëpunues në punën me ta.
  • Të ketë aftësi në përgatitjen e plan-aktiviteteve dhe raporteve për punën e kryer.
  • Të përballojë udhëtimet në terren jashtë Tiranës apo Shqipërisë.

Përgjegjësitë:

  • Koordinatori do drejtojë një nga projektet në zbatim pranë Qendrës, duke përfshirë organizimin e aktiviteteve, raportimin dhe angazhimin në punët e përditshme të Qendrës.
  • Do të hartojë planet mujore të planifikimit të aktiviteteve si dhe do të përgatisë raportet përkatëse pas kryerjes së tyre sipas kërkesave të projektit.
  • Do të marrë pjesë në konferenca dhe seminare ku do të përfaqësojë Qendrën.
  • Do të angazhohet në hartimin e artikujve dhe shkrimin e projekt-propozimeve.

Aplikimi: Të interesuarit të dërgojnë një letër motivimi dhe CV-në deri më 31 Gusht 2019, ora 16:00 në adresën e e-mailit:

[email protected]

Të përzgjedhurit do të njoftohen për të kryer intervistën gjatë javës së parë të muajit shtator 2019.