Realizuar nga Florinda Merko / A1 NEWS
Ekipi i EcoAlbania-s iu bashkua edhe këtë verë projektit Balkans Peace Parks (B3P) për të zhvilluar aktivitete edukuese me fëmijët e luginës së Valbonës dhe Lëpushës.
Edukimi mjedisor me fëmijët tashmë është bërë një traditë e EcoAlbania-s, ku për të tretin vit radhazi, ekipi i edukimit mjedisor ka zhvilluar aktivitete me fokus ndërgjegjësimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.
Me anë të aktiviteteve në natyrë u synua të nxitej fantazia dhe të menduarit kritik duke dëgjuar tingujt e natyrës, duke memorizuar format e objekteve në natyrë, duke krijuar vargje për jetën e egër…etj.