It seems we can’t find what you’re looking for. Perhaps searching can help.
Nothing Found
-
Gjendja e lumenjve në të gjithë Ballkanin ka rënë vazhdimisht që nga viti 2012.
-
Lumenjtë e mëdhenj mbeten më të prekurit, për shkak të digave, kanalizimit dhe ndërprerjes së sedimenteve.
-
Që nga viti 2012, impiantet e grumbullimit të ujit (impoundments) janë rritur me 18% (nga 2,224 në 2,626 km lumenjsh).
-
Përrenjtë e vegjël malorë janë përgjithësisht në gjendje më të mirë, por presionet po përhapen edhe atje.
-
Zhvillimi i hidroenergjisë mbetet shkaktari kryesor i degradimit; presione të tjera përfshijnë marrjen e ujit, nxjerrjen e sedimenteve dhe ndërtimin e infrastrukturës.
-
Përpjekjet për ruajtje kanë arritur të mbrojnë rreth 900 km lumenj, kryesisht duke ndaluar projektet e hidrocentraleve.
Për fatin e keq të brezave të tanishëm dhe sidomos atyre të ardhshëm, qenia njerëzore nuk e ka trajtuar mjedisin me kujdesin që ai meriton. Por çdo krizë në të vërtetë krijon hapësirë për individë, grupe, nisma krijuese dhe ndërmarrëse që janë në gjendje të shohin një mundësi dhe ta kthejnë atë në diçka të vlefshme. Politikat strategjike ndërkombëtare, jo vetëm nxisin, por edhe financojnë nisma të tilla në përfitim të shoqërisë dhe planetit në tërësi.
Në përgjithësi, organizatat e shoqërisë civile duket se kanë prirjen që të trajtojnë në nismat e tyre dukuri që u përgjigjen programeve të donatorëve dhe jo domosdoshmërisht misionit të tyre, nisur nga paqëndrueshmëria financiare me të cilën ato mund të hasen. Nga ana tjetër, një problem i tillë i zakoshëm për një pjesë të konsiderueshme, veçanërisht për organizatat e vogla apo ende të pakonsoliduara, pasqyrohet edhe në fragmentarizimin e shoqërisë civile.
Ky manual, është hartuar jo vetëm për t’u ardhur në ndihmë organizatave të shoqërisë civile (OSHC) që operojnë në fushat mjedisore për të rritur kapacitetet dhe aftësitë e tyre institucionale në kuadër të advokimit mbi çështje që lidhen me fushat e tyre të interesit, por edhe për të shërbyer si një mjet për rrjetëzimin ndërmjet tyre.
Manuali thekson rëndësinë që ka rrjetëzimi për arritjen e misioneve të përbashkëta të organizatave të shoqërisë civile pavarësisht vendndodhjes gjeografike ku ato operojnë, si dhe krijon një panoramë më të qartë të mundësive për bashkëpunim ndërmjet tyre sipas 4 rjeteve tematike: rrjeti për legjislacionin mjedisor; rrjeti për ndotjen e mjedisit; rrjeti për biodiversitetin dhe faunën dhe rrjeti për advokimin mjedisor.