Vullnetarë

Vullnetarët na ndihmojnë që puna jonë të jetë sa më efektive dhe të ketë ndikimin e duhur. Si vullnetar pranë nesh, do të përfshiheni në aktivitetet, projektet dhe nismat tona dhe do të fitoni njohuri, eksperiencë dhe kënaqësinë e të punuarit me një grup të motivuar.

Kërkojmë të rinj të interesuar dhe të motivuar që kujdesen për mjedisin dhe problemet mjedisore. Ata që duan të mësojnë dhe të kontribuojnë në punën tonë të rëndësishme duke sjellë ide të reja dhe alternative, inkurajohen të regjistrohen dhe të dërgojnë një formular aplikimi tek ne. Ne do t’ju kontaktojmë së shpejti dhe do t’ju ndihmojmë të filloni udhëtimin tuaj me fushatat mjedisore dhe ndihmën e komuniteteve lokale në mbrojtje të habitateve.

Bashkohu tani për t'u bërë pjesë e ekipit!

Çfarë ofron/ vë në dispozicion EcoAlbania:

  • Ambientet e zyrës dhe akses interneti në çdo kohë
  • Mbështetje  për studentët që zhvillojnë temat e diplomës lidhur me çështjet mjedisorez
  • Mundësi pjesëmarrje dhe përfshirje në projektet dhe fushatat e organizatës.
  • Staf të kualifikuar në profile të ndryshme.
  • Miqësi me të rinj me profile të ndryshme.
Miratim(Required)