Prof. Lulëzim Shuka
Anëtar i Bordit Shkencor
Lulëzimi është anëtar i stafit akademik të Departamentit të Biologjisë, FSHN, UT. Ai është lektor i Fiziologjisë dhe Ekofiziologjisë bimore. Fushat kryesore kërkimore të tij janë taksonomia dhe ekologjia e bimëve të larta, si dhe ruajtja e natyrës në Shqipëri. Ai është autor / bashkautor i 2 teksteve didaktikë një monografie, dhe i më shumë se 25 punimeve shkencore si dhe kontribues në 20 evente shkencore. Lulëzimi ka kontribuar si konsulent duke punuar si anëtar të grupeve të punës në disa projekte, si dhe ka një përvojë të gjatë në OJQ-të mjedisore. Aktualisht Prof. Shuka është anëtar i Bordit Shkencor të EcoAlbania-s, duke mbështetur fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Kurrikulum
1986-2002: Anëtar i stafit akademik në Departamentin e Biologjisë, Universiteti i Gjirokastrës.
1999: PhD në “Efeket e IAA, 2-4 D dhe ABA në disa proceseve fiziologjike dhe rendimentin e disa kultivarëve të grurit (“Dajti”, LBZ and IKB-35)”.
2005: Emërohet Asistent Profesor në Seksionin e Biologjisë, FSHN, UT.
2012: Emërohet Profesor në Seksionin e Biologjisë, FSHN, UT.