MSc. Ilda Metani
Kordinatore Projekti
Ilda është një person i apasionuar për mbrojtjen e mjedisit dhe veprimin ndaj klimës. Ajo ka koordinuar projektet që çojnë përpara nismat të ndryshme që lidhen me qëndrueshmërinë. Ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe evente të ndryshme në tematika të interesit të saj si: mjedisi, pyjet, biodiversiteti, turizmi, menaxhimi i qëndrueshëm. Ilda ka kryer intership në kuadër të EU Erasmus + në Porto, Portugali; pranë qendres Investigative CIBIO-InBIO mbi reagimet fenologjike të sipërfaqes së tokës në lidhje me ndryshimet klimatike.
Interesi i saj kryesor është kërkimi shkencor, rritja e ndërgjegjësimit në mbrojtje të mjedisit duke u ndërthurur njohuritë shkencore e politike dhe gjithëpërfshirjen e shoqërisë.
Edukimi:
2014: Diplomuar për Inxhinjeri Pyje, Fakulteti i Shkencave Pyjore, UBT
2016: Master i Shkencave në Inxhinjeri Pyje, Fakulteti I Shkencave Pyjore, UBT
2017: Diplomë specializimi pasuniversitar në, Planifikim i Integruar për Zhvillimin Rural dhe Menaxhimin e Mjedisit, IAMZ-CIHEAM; Zaragoza Spanjë
2018: Master i Shkencave në Planifikim i Integruar për Zhvillim Rural dhe Menaxhimin e Mjedisit, IAMZ-CIHEAM; Zaragoza Spanjë