Dr. Jani Marka
Anëtar i Bordit Shkencor
Jani është anëtar i stafit akademik në Departamentin e Biologjisë, FSHN, UT. Veprimtaria e mësimdhënies së tij është kryesisht në Botanikën e Përgjithshme FSHN, UT dhe në kursin e farmacisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Veprimtaria e tij shkencore është e përqendruar kryesisht në taksonominë dhe ekologjinë e myshqeve të Shqipërisë. Jani është aktiv në çështjet e edukimit mjedisor dhe mbrojtjes së mjedisit. Aktualisht Dr. Marka është anëtar i Bordit Shkencor të EcoAlbania-s, duke mbështetur fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Curriculum
2003 vazhdim: Anëtar i stafit akademik në Departamentin e Biologjisë, FSHN, UT.
2002: Diplomuar në Biologji-Kimi, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT.
2014: PhD në taksonominë dhe ecologjinë e myshqeve të Shqipërisë (Bryophyte).