Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Prof. Lefter Kashta

Anëtar i Bordit Shkencor

Lefteri është anëtar i personelit kërkimor në Herbarin Kombëtar, pranë Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës, FSHN, UT. Veprimtaria e mësimdhënies së tij është kryesisht në Botanikë Sistematike dhe Algologji. Veprimtaria e tij shkencore është e përqendruar kryesisht në florën detare, si dhe shpërndarjen dhe ekologjinë e bimëve ujore, veçanërisht atyre të rralla dhe të rrezikuara. Ai është autor / bashkautor i 8 teksteve didaktikë, disa monografive si dhe rreth 40 punime shkencore dhe ka kontribuar si konsulent apo anëtar të grupit të punës në disa projekte. Aktualisht Prof. Kashta është anëtar i Bordit Shkencor të EcoAlbania-s, duke mbështetur fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Curriculum

1970: Diplomuar në Biologji-Kimi, FSHN, UT.

1987: PhD në, algat makrofite të bregdetit shqiptar, FNS, UT.

1995: Emërohet  Profesor në Seksionin e Biologjisë, FSHN, UT.