Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Vjosa i bën bashkë të gjithë – Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit vizitë në luginën e Vjosës

Sot u zhvillua një vizitë e Komisionit Parlmentar të Vemprimtarive Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisit në luginen e Vjosës për të diskutuar mbi vizionin e mbrojtjes së Vjosës. Takimi i organizuar në Tepelenë nga Prezenca e OSCE në Tirane ka bere bashkë Deputetët e Kuvendit, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, pushtetin Lokal, Shoqerinë Civile, etj. Në fjalën e saj Ministrja e Mjedisit Znj. Kumbaro theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme dhe përgjegjësinë e madhe në angazhimin e qeverisë për mbrojetjen e luginës së Vjosës për t’i dhënë asaj statusin e Parkut Kombëtar. Vizita u zhvillua në mjediset e Qendrës Kërkimore të Vjosës, një nismë e përbashkët e Universitetit të Tiranës dhe EcoAlbania për të theksuar rëndësinë e ekosistemit unik të Vjosës nga pikëpamja shkencore. Funksionimi i saj mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim në Shqipëri.