Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

Shkencëtarët në Vjosë

Rreth 30 shkencëtarë nga Austria, Shqipëria, Gjermania dhe Sllovenia kanë bërë kërkime shkencore për një javë në lumin e fundit të egër në Evropë. Një konferencë e pazakontë për shtyp u mbajt më 26 prill 2017 në Kutë, Mallakastër, në lumin Vjosa – një iniciativë e padëgjuar më parë në Evropë. Në një nga ishujt e lumit, në mes të lumit të fundit të egër, rreth 30 shkencëtarë nga 4 shtete u mblodhën për të tërhequr vëmendjen mbi ndikimet e pakthyeshme që pritet të sjellë hidrocentrali i Poçemit. Ata i bënë thirrje qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama për të ndalur këtë hidrocentral dhe të hartohet një raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i thelluar sipas standardeve ndërkombëtare.