Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Dita Botërore e Mjedisit me fëmijët nga Dukati: Zgjidhje për ndotjen nga plastika

Dukat, 5 qershor 2023. Një numër prej 28 fëmijësh të klasës së 6, 7 dhe 8 të shkollës “Hasan Mehilli” morën pjesë në orën edukative zhvilluar me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit. Këtë vit vjen me sloganin “Zgjidhje për ndotjen nga plastika”. Ora edukative nisi në formë bashkëbisedimi me nxënësit dhe ekipin e EcoAlbania dhe ADZM Vlorë. Nxënësit u njohën me ndotësit e ajrit, tokës, burimeve ujore dhe pyjeve si dhe menaxhimin e mbetjeve përmes prezantimit me foto dhe skema.