Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Mbjellje pemësh në vend të HEC-it

Sot në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, EcoAlbania mbolli 25 pemë bliri si pjesë e nismës “Pylli i shpresës” në luginën e Vjosës: një iniciativë e ndërmarrë për ri-pyllëzimin e luginës së Vjosës. Me kërkesë të komunitetit të zonës dhe si një formë mbështetje të komuniteteve që po kundërshtojnë projektet e HEC-eve në luginën e Vjosës kjo nismë vjen pikërisht në fshatin Zhulat. Banorët e Zhulatit janë ngritur në kundërshtim të hidrocentralit të Taroninës i cili prek dy degët e lumit Kardhiq – zonë e mbrojtur – Rezervat Strikt Natyror dhe janë të shqetësuar për situatën, njëzëri kundër ndërtimit të HEC-it.