Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Actus for Vjosa: Nga Shqipëria në Greqi, homazh artistik për lumin e fundit të egër në Evropë

Lumi Vjosa vijon të frymëzojë në mbarë botën, organizata, ambientalistë, artistë, të rinj dhe publikun e gjerë – duke sjellë në ndërgjegjen e gjithësecilit mesazhin e dashurisë dhe kujdesit ndaj natyrës dhe kryeveprave të saj. “ACTUS, për Vjosën”, shfaqja e mrekullueshme koreografike, si homazh për bukurinë e egër të lumit Vjosa performoi premierën e saj në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, Shqipëri. Shfaqja, e cila përcolli emocione të forta në zemrën dhe mendjen e audiencës shqiptare – vijoi rrugëtimin e saj në një tur frymëzues duke performuar edhe deri në Janinë, Greqi si homazh edhe për pjesën e lumit Aoos në Greqi, pjesë e rrjedhës së Vjosës.