Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Java e dytë shkencore në Vjosë: Vlerësimi i hidrologjisë, gjeomorfologjisë dhe biodiversitetit

Gjatë datave 19-26 shtator, 2022 u zhvillua java e dytë shkencore në pellgun e Vjosës. Kjo ishte një javë kërkimore ndërdisiplinore dhe bashkëpunuese me përfaqësues të të gjitha ekipeve nga projekti VjoSusDev dhe ekipit të projektit ESPID4Vjosa Në këtë vizitë morën pjesë gjithsej 46 persona, të cilët ishin pjesë e ekipit ESPID4Vjosa, ekspertë dhe studentë nga universitetet partnere (Austri dhe Shqipëri), ekspertë nga AMBU, ADZM Gjirokastër dhe ARM Fier.