Sot komunitetet e luginës së Valbonës dhe Vjosës kanë bashkuar forcat dhe kanë mbështetur njëri-tjetrin për të mbrojtur perlat e natyrës, lumin e Valbonës dhe Vjosën. Së bashku me organizatat e shoqërisë civile ata e kanë nisur protestën përballë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë e pas kanë marshuar drejt kryeministrisë për t’i kërkuar Qeverisë Shqiptare të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe të investojë në zhvillimin e turizmit në zonë.