Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

Edukimi mjedisor në alpe 2016

Ekipi i EcoAlbania-s në bashkëpunim me Administratën e zonave të mbrojtura të Qarkut Kukës iu bashkua edhe këtë vit projektit Balkans Peace Parks (B3P) për të zhvilluar aktivitete edukuese me fëmijët e luginës së Valbonës dhe në fashtin e Lëpushës. Në datat 30 Korrik 2016 – 6 Gusht 2016 organizuam një sërë aktivitetesh në klasë dhe në natyrë. Brenda në klasë u mbajtën prezantime mbi burimet ujore, token, pyjet dhe ruajtjen e natyrës. Fëmijët të ndarë në tre grupe në varësi të grup- moshave, morën pjesë dhe në aktivitetet në natyrë me anë të të cilave synuam të nxisnim fantazinë dhe të menduarin kritik duke dëgjuar tingujt e natyrës, duke memorizuar format e objekteve në natyrë, duke krijuar vargje për jetën e egër…etj.