Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Aktivistët kërkojnë mbështetjen e politikës Evropiane për shpalljen e Vjosës në Shqipëri si Park Kombëtar

++ Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani”, është një thirrje për të mbrojtur lumin e fundit të madh të egër të Evropës ++ Paris, Bruksel, Berlin, Tiranë – Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, sot, disa OJQ publikuan një seri fotografish me sloganin “Vjosa Park Kombëtar tani” duke shfaqur në plan të parë monumentet e mirënjohura në Paris, Berlin, Bruksel dhe Tiranë. Aktivistët që qëndrojnë pas aksionit vizual po synojnë vëmendjen e politikanëve evropianë dhe shqiptarë, duke i nxitur ata të deklarojnë Vjosën si Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë. Ky vendim historik është i një rëndësie ndërkombëtare pasi do të mbronte 300 km gjatësi lumenjsh dhe përrenjsh, që strehojnë mbi 1,100 specie, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.