Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Fushata e Vjosës, frymëzim për aktivistët e Malit të Zi në fushatën e lumit Komar

Më datën 2 Maj 2022, në bashkëpunim me organizatën Montenegrin Ecologists Society (MES) u zhvillua forumi i dytë “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” në Malin e Zi. Ky forum ishte pjesë e një aktiviteti 3 ditor të fushatës “Të shpëtojme (lumin) Komarnicën” (Spasimo Komarnicu) të organizuar nga data 30 Prill deri në datën 3 Maj në fshatin Dojna Brezna pranë Lumit Komar. Aktiviteti ishte një reagim i OJF-ve kundër Hec-it që është planifikuar të ndërtohet mbi lumë. Gjatë 3 ditëve u organizuan, rafting, hiking në natyrë si dhe workshop-e dhe takime të ndryshme ku një prej tyre ishte dhe forumi për fushatën e Vjosës.