Edukim Mjedisor mbi Menaxhimin e Mbetjeve në Selenicë
			Në Selenicë me nxënësit e klasës së gjashtë dhe të shtatë të shkollës 9 vjeçare “Todi Koçeli”, diskutuam në një orë të hapur, mbi temën “Menaxhimi i Mbetjeve”. Bashkë me nxënësit folëm për shkaktarët e mbetjeve, ndikimet në mjedis dhe shëndet si dhe mënyrat e parandalimit të tyre. 
Gjithashtu nxënësit na prezantuan edhe me problemet aktuale që po përjeton Bashkia e Selenicës, si: mbetjet e shumta të hedhura kudo apo mungesa e ujit të pijshëm. Të ndarë në grupe ata paraqitën para klasës dhe mësuesve disa postera të përgatitura nga vetë ata.
		
				
				
				








