Dita Botërore e Ujit 2022 – Ujërat nëntokësore: Mëlçia e lumenjve tanë
Tema e Ditës Botërore të Ujit këtë vit është “të bëjmë të padukshmen të dukshme” duke i kushtuar vëmendje të veçantë rëndësisë së ujërave nëntokësore. Ujërat nëntokësore janë burimi më i rëndësishëm i ujërave të ëmbël, pasi toka ka 100 herë më shumë ujëra nëntokësor sesa ujërat sipërfaqësorë. Në fakt, aty buron shumica e ujit të pijshëm. Pa ujërat nëntokësor, lumenjtë do të thaheshin dhe do të përballeshin me një përkeqësim të cilësisë së ujit dhe të gjendjes së ekosistemit.