Ekspozitë me fotografi nga Nick St. Oegger
KUÇEDRA – JETA NË LUMIN E FUNDIT TË EGËR NË EUROPË
EcoAlbania dhe Instituti I Studimeve Antropologjike dhe Hapsinore, Qendra Kërkimore Sllovene e shkencave dhe artit, do të mbajnë hapjen e ekspozitës me fotografi “Kuçedra – jeta në lumin e fundit të egër në Evropë”.
Ekspozita e fotografit amerikan Nick St. Oegger dokumenton lumin Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.
Përmes fotove të peizazheve dhe njerëzve të Vjosës, projekti paraqet një portret të këtij mjedisi unik, i cili kërcënohet nga planet për të ndërtuar disa hidrocentrale të mëdha.
Ekspozita do të hapet më 10 janar 2020, ora 17:30 dhe do të qëndrojë për publikun deri më 31 janar 2020 nga ora 10:00-17:00.
Programin e ceremosë së ÇELJES SË EKSPOZITËS mund ta gjeni KËTU