Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Stop urbanizimit të PK Divjakë-Karavasta

Kompania ‘Mabetex Group’ po propozon pranë Qeverisë Shqiptare një resort turistik në zemër të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, njëkohësisht Zonë Ramsar, Zonë e Rëndësishme për Shpendët, Zonë Emerald dhe zonë pilot për Rrjetin Europian Natyra 2000.

Resorti turistik i propozuar parashikon pushtimin dhe urbanizimin e Parkut Kombëtar me ndërtesa shumëkatëshe, prek zona të rëndësishme ekologjike dhe pritet të ketë impakte të pakthyeshme në larminë biologjike dhe qëndrueshmërinë e ekosistemit përfshirë këtu edhe pasuritë në fushën e peshkimit si bazë për mirëqenien e popullsisë vendore. 

Fushata ndërgjegjësuese «Stop Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta» është ndërmarrë nga një grup organizatash kombëtare (AOS, EcoAlbania, LexFerenda dhe Pseda-Iliria) e cila mbështetet nga LëvizAlbania dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Mobilizimi dhe koordinimi sa më i shpejtë i të gjitha përpjekjeve dhe burimeve njerëzore të mundshme për të grumbulluar sa më shumë argumente dhe mbështetje në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar për të ndaluar pranimin dhe zbatimin e planit të sotëm të propozuar për ndërtimin e një zone të re urbane me efekte shkatërruese në mjedis dhe në ekonominë vendore.

Qëllimi
Objektivi 1

Ndërgjegjësimi i komunitetit për rëndësinë dhe vlerat e Zonës së Mbrojtur dhe për rrezikun që i kanoset nga implementimi i Planit  “Divjaka Resort” deri në fund të Korrikut 2017.

Objektivi 2

Nxitje dhe koordinim i aktivizmit në vend për ruajtjen e vlerave të Parkut dhe mbrojtjen e tij nga urbanizimi nëpërmjet ndërmarrjes së një fushate mbrojtëse deri në mos miratimin dhe ndalimin e zbatimit të projektit në Parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta.