Projekte në zbatim

Energji diellore në Kutë

Projekti “Energji diellore në Kutë ”, synon të sjellë një burim energjie të pastër dhe të qëndrueshëm (energji diellore) në fshatin Kutë, fokusuar në arritjen e përvojës së parë (vetë-prodhim / vetë-konsum) i energjisë diellore,  përmes instalimit të paneleve PV diellore fotovoltaike në çatitë e 5 ndërtesave më të mëdha shtetërore.

Të kërcënuar në jetesën e tyre nga një digë e mundshme mbi Vjosën, në dy vitet e fundit, fshati Kutë është bërë një fshat emblematik i lidhur me rezistencën kundër ndërtimit të digës hidroenergjetike në fshatin Poçem.

Fshati Kutë – dëshiron të tregojë se shkatërrimi i lumit të fundit të egër të Evropës nuk është i nevojshëm. Ata mund të prodhojnë energjinë e tyre në çatitë e ndertesave shtetërore të fshatit, duke krijuar më shumë të ardhura për komunitetin.

Ekzistojnë alternativa të tjera përvec hidrocentraleve për Shqipërinë dhe nën moton ‘Dielli është e ardhmja’, Eco Albania në bashkëpunim me Patagonia, EuroNatur dhe Riverwatch dëshiron të sjellë në tavolinën e vendimarrësve projektin ‘Solar në Kutë’ si fushatë pilot, i  pari në prodhimin e energjisë në pronësi të komunitetit.

Objektivi i përgjithshëm:

Përdorimi i Energjisë Diellore në një zonë rurale të largët dhe të shpopulluar

Objektivat specifike:

  • Rritja e ndërgjegjesimit mbi alternativat e prodhimit te energjisë komunitare
  • Mbështetja e projekteve të mëtejshme të energjisë diellore dhe të qëndrueshme
  • Ndalimi i ndërtimit te digës se hidrocentraleve ne fshatin Poçem
  • Shpëtimi i fshatit Kutë, nga vuajtja ekonomike e përmbyetjes së mbi 2.500 ha tokë bujqësore dhe shpërnguljes së mëvonshme të njerëzve vendas.

Kjo do të jetë praktika dhe modeli i parë i “energjisë komunitare ose kooperativave energjetike” në Shqipëri, e cila do të krijojnë energji në pronësi të komunitetit. EcoAlbania shpreson që ky pilot projekt të rrisë ndërgjegjësimin për zgjidhjet e energjisë së rinovueshme të komuniteteve rurale dhe të nxisë projekte të mëtejshme të energjisë diellore dhe të qëndrueshme me misionin mbështetjen e fushatës “Save the Blue Heart of Europe” në betejën kundër ndërtimit të digës së hidrocentralit në Poçem.

Kohëzgjatja e projektit: Janar 2020 – Maj 2020