Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Ruajta e Bretkosës Shqiptare në Shqipëri

Projekti për ruajtjen e Bretkosës Shqiptare vjen si vijim i punës për të vlerësuar gjendjen e popullatës së llojit në mënyrë të duhur dhe të gjithanshme në zonat tij në Shqipëri dhe për të përditësuar Planin e Veprimit për Specien (PVS) të përgatitur në fazën e mëparshme të projektit.

Gjatë fazës së parë, u vëzhgua shpërndarja e llojit dhe u bë vlerësimi paraprak i gjendjes së popullsisë vetëm në gjirin e Vlorës. Bazuar në këto të dhëna, është hartuar PVS i cili mund të konsiderohet vetëm për zonën e Gjirit të Vlorës.

Ndërkohë, në këtë fazë synohet të bëhet vlerësimi i shpërndarjes së llojit në të gjithë territorin e tij në Shqipëri, si dhe një vlerësim më i thelluar i popullsisë. Paralelisht me mbledhjen e të dhënave do të përditësohet edhe PVS, i cili do të përfshijë të gjithë zonën në Shqipëri. Metodologjia e studimit dhe përditësimit të PVS do të jetë e njëjtë si në fazën e parë, por ndryshimi në këtë fazë është zgjerimi i zonës së studimit, si dhe një analizë më e thelluar e vlerësimit të statusit të popullsisë, presionet dhe kërcënimet dhe plani gjithëpërfshirës i masave lehtësuese që do të ndihmonin në ruajtjen afatgjatë të specieve në Shqipëri. Gjithashtu, ndërgjegjësimi dhe fushata publike do të ecin paralelisht me avokimin dhe bashkëpunimin me vendimmarrësit.

Krahasuar me fazën e parë ku institucionet e synuara kanë qenë vetëm vendimmarrësit rajonal-vendorë, gjatë kësaj faze projekti do të synojë të avokojë dhe të bashkëpunojë me institucionet qendrore vendimmarrëse, si Agjenica Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe  Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.