Ky projekt adreson rëndësinë e vazhdimësisë ekologjike midis zonave me rëndësi për bidioversitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit si një domosdoshmëri për të siguruar proceset dhe konservimin natyror edhe jashtë zonave që aktualisht kanë status zonë e mbrojtur. Përmes këtij projekti synojmë të rrisim angazhimin e aktorëve lokalë drejt një menaxhimi të qëndrueshëm të korridoreve ekologjik si dhe të informimojmë e sensibilizojmë komunitetin, përdoruesit apo menaxherët e zonës mbi rëndësinë e korridoreve ekologjike në funksion të konservimit natyror.
Ky projekt përfshin:
- 5 zona të mbrojtura: Parku Kombëtar Shebenik, Parku Natyror Stravaj-Sopot, Peizazhi i mbrojtur Liqeni i Pogradeci, Peiazhi i mbrojtur Guri i Nikës dhe Parku Natyror Mali i Tomorrit.
- Pjesërisht territorin e 6 bashkive: Librazhd, Prrenjas, Pogradec, Gramsh, Maliq, Skrapar
- Pjesërisht territorrin e 3 qarqeve: Qarku Elbasan, Korce dhe Berat
Pse korridori ekologjik Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz është i rëndësishëm?
Ky korridor malor gjendet në pjesën jug-perëndimore të Shqipërisë, i cili kufizohet në jug me malin e Gramozit në kufi me Greqinë (Fig. 1). Ky korridor është i rëndësishëm për krijimin e popullatave të qëndrueshme të gjitarëve duke lidhur malet e Pindos në Greqi me sistemin malor qëndror në vend. Vargmali Valamarë-Polis është zona e dytë në Shqipëri ku është konfirmuar riprodhimi i rrëqebullit ballkanik, ku një familje rrëqebulli me tre individë është fotografuar nga kamerat kurth. Në vitin 2020, prania dhe riprodhimi i tre mishngrënësve të mëdhenj (ariu, ujku dhe rrëqebulli i Ballkanit) u vërtetua me kamera në zonën e ekosistemit Polis-Gur i Zi-Valamara.
Pavarësisht vlerave natyrore, funksionaliteti i kësaj zone si korridor ekologjik kërcënohet nga fragmentizimi i habitatit për shkak të prerjeve, zjarreve, urbanizimit dhe përdorimit dhe menaxhimit të papërshtatshëm të burimeve natyrore. Kjo e fundit shpesh lidhet me kapacitetet financiare/teknike/njerëzore të kufizuara, strukturat e planifikimit dhe menaxhimit jo gjithmonë efektive, mungesa e të dhënave dhe studimeve të disponueshme për vlerat natyrore, zbatimi i dobët i ligjit në fushën e ruajtjes së natyrës dhe standardeve mjedisore.
Të ruajë dhe përmirësojë konektivitetin ekologjik të korridorit Polis – Valamare – Rungaje – Morave – Gramoz (CCA) përmes një qasjeje të qëndrueshme dhe pjesëmarrëse të qeverisjes.
Rritja e angazhimit të palëve të interesuara drejt një qasjeje të qëndrueshme dhe me pjesëmarrje në menaxhimin e CCA
Rritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë civile dhe palëve të interesuara për rëndësinë e qeverisjes dhe menaxhimit të korridoreve ekologjike.
Kohëzgjatja e projektit: 1 shkurt 2023 – 31 janar 2026
Financuar nga: PONT (PRESPA OHRID NATURE TRUST)