Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Hartëzimi i Presioneve në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa

Ky Raport analizon presionet nga industria nxjerrëse, aktiviteti urban, vaditja dhe turizmi, por thekson si më shqetësuese tri kategori kryesore të presioneve:

  • Marrja dhe nxjerrja e ujit: Nxjerrja e ujit për vaditje, furnizim urban dhe përdorim industrial është një ndër problemet kryesore. Përdorimi i ujërave për vaditje që kryhet përmes kanaleve vaditëse, në bazë të të dhënavë të mbledhura në raport, përfshijnë të paktën një sipërfaqe prej 47,266 hektarësh, duke reduktuar prurjet natyrore dhe ndikuar negativisht në habitatet ujore dhe tokësore.
  • Marrja e zhavorrit nga lumi: Marrja intensive e zhavorrit, me 36 impiante identifikuar përgjatë lumit, prej të cilave 17 aktive, 5 jo aktive, 5 të braktisura dhe vetëm 2 të rehabilituara. Aktivitetet e marrjes së zhavorrit kanë dëmtuar morfologjinë e lumit, habitateve natyrore dhe cilësinë e ujërave.
  • Industria nxjerrëse dhe përpunuese: Aktivitetet industriale përfshijnë nxjerrjen e naftës, bitumit, gurit gëlqeror dhe mineraleve të tjera. Zona më e prekur është Selenica, me 13 miniera aktive dhe mbi 150 puse nafte që ndikojnë në cilësinë e ujit dhe tokave përreth.

Shihet me rëndësi adresimi i këtyre presioneve me qëllim shmangien e ndikimeve negative apo minimizimin e presioneve ndaj parkut, në përputhje me Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtr të Lumit të Egër Vjosa.