Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Vjosa Tour në Tepelenë dhe Selenicë

Në kuadër të fushatës “Saving the Blue of Europe”, EcoAlbania organizoi takimin e fundit të turit të takimeve me komunitetin e luginës së Vjosës. Në Selenicë morën pjesë rreth 80 banorë, përfaqësues të shoqërisë civile, inspektoratit të mjedisit, Vlorës, mediave kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky takim i mbajtur më 13 mars 2015 është pjesë e një sërë takimesh që janë zhvilluar në të gjithë luginën dhe synon të informojë grupet e ndryshme të interesit brenda komunitetit lokal dhe më gjerë mbi vlerat që mbartin lumi Vjosa dhe pellgu ujëmbledhës i tij. si dhe kërcënimet që e kërcënojnë.