Rezistenca për mbrojtjen e Zemres Blu te Evropës mbështëtet dhe nga aktivistët e Turit të Lumenjve të Ballkanit të cilët janë rikthyer sërish në Vjosë. Turi i tretë filloi aty ku i pari përfundoi tre vite më parë: në Vjosë. Në datat 7-9 shtator 2018 kajakistët lundruan në rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumit si dhe shfaqën premierën e filmit “The Undamaged-Të padëmtuarit” në Tepelenë. Lundrimi në Vjosë përfundoi në urën e Poçemit, ku u pritën nga banorët e prekur nga HEC Poçemi.