Tur takimesh mbi angazhimin e palëve të interest: Nxitja e bashkëpunimit dhe prezantimi i projektit
Një rrugëtim bashkëpunimi filloi me një sërë takimesh në të gjashtë bashkitë që ndodhen brenda Korridorit Ekologjik “Polis-Valamare-Rungaje-Moravë-Gramoz”. Ky tur takimesh shënoi hapat e para drejt promovimit të korridorit ekologjik duke identifikuar dhe angazhuar palët e interesuara në këtë territor.
Qëllimi kryesor i këtij turi ishte identifikimi i partnerëve kryesorë që luajnë një rol vendimtar në suksesin e projektit. Takimet synonin njohjen e drejtëpërdrejtë me palët kyc në zbatimin e projektit, informimin e tyre mbi iniciativën e menaxhimit të qëndrueshëm të korridoreve ekologjike, aktiviteteve të projektit dhe marrjen e një inputi fillestar nga ana e tyre mbi zhvillimin e këtij territori. Gjatë gjithë këtij turi dy-ditor, ne patëm privilegjin të takoheshim me përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror.