Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Tryeza diskutimi për efiçencën energjetike

Të dhënat e nxjerra nga studimi mbi varfërinë energjetike dhe efiçencën në qytetin e Tiranës janë prezantuar dhe diskutuar në dy takimet e organizuara nga EcoAlbania. Përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak, Ministrisë së Insfrastrukturës dhe Energjisë, bizneseve që punojnë në sektorin e ndërtimit, si dhe ekpertë të fushës janë mbledhur në dy tryezat e diskutimit. Gjatë tyre janë adresuar problematikat që rezultojnë nga të dhënat e studimit duke propozuar nismat që mund të ndërmerren nga grupet e ndryshme të interesit për përmirësimin e situatës. Nga stafi i EcoAlbania janë mbledhur rekomandimet e palëve, të cilat do të merren parasysh në përgatitjen e “Raportit kombëtar mbi varfërinë energjetike”. Këto takime janë organizuar nga EcoAlbania në kuadër të projektit “Së bashku – një sy për mjedisin” dhe mundësohen financiarisht nga Ambasada Suedeze nëpërmjet programit SENiOR-II të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit – REC Shqipëri.