Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Të shpëtojmë Lagunat – aktivitet ndërgjegjësues në Nartë

Sot në Ditën Botërore të Lagunave u zhvillua në lagunën e Nartës aktiviteti “Të shpëtojmë Lagunat”. Dyzet nxënës nga qyteti i Vlorës udhëtuan drejt Zonës së Mbrojtur Vjosë-Nartë për të marrë pjesë në një mëngjes kundrimi të shpendëve dhe aktivitete të tjera edukative të udhëhequra nga ekipi i EcoAlbania në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Vlorë.