Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Rrjetëzimi dhe përfitimet e rrjetëzimit

Rrjetëzimi dhe përfitimet e rrjetëzimit një nga qëllimet kryesore të projektit ENGONA është paraqitur në videon e shkurtër grafike, ku përshkruhen teknikat e rrjetëzimit dhe metodologjia e ndjekur nga organizatat zbatuese të ENGONA për të ndërtuar një platformë që do të ndihmojë në rrjetëzimin e organizatave lokale dhe qendrore të interesuara. Duke bërë ndarjen e organizatave në 4 rrjete kryesore si: rrjeti për qeverisjen mjedisore, rrjeti i organizatave për mbrojtjen ndaj ndotjes së mjedisit, rrjeti për mbrojtjen e biodiversitetit dhe faunës si dhe rrjeti për advokimin dhe hulumtimin mjedisor, secila organizatë tashmë do e ketë më të qartë se kujt organizate t’i drejtohet brënda apo jashtë rrjetit të cilit i përket për të gjetur zgjidhje apo bashkëpunim për problematika të caktuara në fushën e mjedisit. #engona #rrjetezimi #mjedisi ENGONA zbatohet nga EcoAlbania, Qendra ACEG dhe IPPM me mbështetjen e Leviz Albania