Panairi Rescue Food dhe Smart City
Një panair i veçantë ushqimor është organizuar më 25 maj 2018 nga nxënësit e shkollës së Mesme Teknologjike “Hysen Çela”, Durrës me qëllim ndërgjegjësimin mbi konsumin e përgjegjshëm. Panairi “Rescue food” u shndërrua në një festë e veçantë që shënoi edhe përmbylljen e projektit “Nxitja e sipërmarrjes tek të rinjtë e shkollave të mesme”, me nxënësit e kësaj shkolle.
Ndërsa më 28 maj 2018 nxënësit e shkollave të mesme profesionale kanë paraqitur për qytetarët e Tiranës, idetë e tyre mbi qytetet e së ardhmes. Nëpërmjet ekspozimit të dy modeleve në miniaturë të “Qyteteve inteligjente” nxënësit e shkollës teknike-elektrike “Gjergj Canco”, Tiranë dhe të shkollës së mesme profesionale “26 Marsi”, Kavajë, treguan vizionin e tyre për zhvillimin e qyteteve nëpërmjet alternativave miqësore me mjedisin.