Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

“Mbështesim konservimin: Leksion i hapur në Universitetin “Marin Barleti” mbi Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë”

Në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, u mbajt leksioni i hapur me temën "Procesi i Rishikimit të Kufijve të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri" në Universitetin “Marin Barleti”  në Tiranë. Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim nga EcoAlbania, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) dhe ekspertët ligjorë nga ResPublica, me qëllim nxitjen e  studentëve të arkitekturës dhe të drejtësisë mbi rëndësinë e Zonave të Mbrojtura (ZM) në ruajtjen e biodiversitetit, kompleksitetin e rishikimit të kufijve dhe aspektet strategjike ligjore të përfshira.