Loja e Energjisë me qytetarët e Tiranës
Në parkun “Rinia” në Tiranë është zhvilluar loja “Të njihemi më shumë me energjinë”. Qytetarë të shumtë të Tiranës iu bashkuan kësaj loje ndërgjegjësuese. Loja u mendua në formën e një rrote me disa ndarje. Secila ndarje përkonte me një pyetje nga jeta e përditshme mbi përdorimin e energjisë dhe burimet e rinovueshme. Aktiviteti ndërgjegjësues “Të njihemi më shumë me energjinë” u zhvillua njëkohësisht në pesë qytete të Shqipërisë nga organizatat pjesë e “Rrjetit të Vigjilencës Mjedisore”. Gjashtë organizatat e vigjilencës mjedisore kanë ndërmarrë një studim për të vlerësuar situatën e varfërisë energjetike në familjet shqiptare. Gjatë aktivitetit ndërgjegjësues u paraqitën disa të dhëna të nxjerra nga ky studim i kryer në qytetet Tiranë, Berat, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan.