Konferencë për Shtyp për Turin e Vjosës
Më 12 mars mbajtëm një konferencë shtypi në Tiranë dhe prezantuam një punim, i cili për herë të parë zbulon shtrirjen e plotë të kërcënimit ndaj zonës së ujëmbledhësit të Vjosës. Sipas këtij punimi, lumi i fundit i madh i egër i Evropës është në rrezik të shkatërrimit të plotë. Gjithsej 33 hidrocentrale janë projektuar përgjatë Vjosës dhe degëve të saj, gjashtë prej të cilëve në Greqi (ku Vjosa quhet Aoos) dhe 27 në Shqipëri. Megjithatë, rezistenca ndaj këtyre projekteve po rritet dhe një ide alternative po gëzon gjithnjë e më shumë popullaritet: ngritja e një Parku Kombëtar të Vjosës. Një nismë e re shqiptare po e mbështet këtë vizion. Lexoni njoftimin tonë për shtyp këtu: Lumi Vjosa në një udhëkryq – Tsunam digash apo Park Kombëtar?