Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Koncerti Mos ma prek Vjosën

Më 18 tetor 2017, në sheshin Skënderbej u organizua një koncert i veçantë nën sloganin ‘’Mos ma Prek Vjosën’’. Artistë të mirënjohur Shqiptarë dhe të huaj kënduan për mbrojtjen e Lumit Vjosa dhe kundër projekteve për ndërtimin e digave mbi këtë lum përpara një publiku të gjerë. Më shumë se 4000 njerëz kënduan së bashku me artistët tanë “Lum lumi i lirë!” Falënderojmë artistët nismëtarë të këtij koncerti: Eda Zari, Elina Duni, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj, Gent Rushi, Rob Luft, Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo, Grupi Polifonik Lunxhëria, Blerat & Besfort Këpuska, Denis Hima,Dj. ODA; si dhe Adi Guri për video dhe Graphic Studio “PIK” për posterin! Ky koncert u mundësua nga Patagonia, MAVA Foundation dhe Manfred Hermsen Stiftung-für Natur dhe Umwelt në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.