Kinema lëvizëse me “Historinë e Vjosës”
“The Vjosa story” sjell historinë e lumit Vjosa parë nga një këndvështrim ndryshe, duke sjellë vlerat shumë dimensionale të saj për të rritur ndërgjegjësimin qytetar dhe në të njëjtën kohë është një apel drejtuar shoqërisë dhe vendim-marrësve për të mbrojtur lumin e fundit të “egër” të Evropës. Dokumentari ka fituar disa çmime në festivale të ndryshme Evropiane, ku një nga më të rëndësishmit është dhe çmimi i parë në Festivalin e Filmit Mjedisor në Shqipëri 2016.
Filmi Vjosa Story është prezantuar në Kinema Agimi në Tiranë; në fshatin Kutë të Mallakastrës; në Sheshin “Skënderbe”; në ambientet e Universitetit Polis dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë.