Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Java shkencore e Vjosës 2023: Vlerësimi i deltës së parkut kombëtar të lumit të egër Vjosa

++ Grupi i shkencëtarëve nga Shqipëria dhe Austria vlerësojnë deltën e lumit Vjosa ++ Të dhënat do të evidentojnë vlerat e deltës në funksion të përfshirjes së saj në parkun kombëtar të Vjosës++ Një ekip ndërdisiplinor shkencëtarësh vendas dhe ndërkombëtarë, nga Shqipëria dhe Austria, me fusha të ndryshme kërkimi, vlerësuan biodiversitetin, gjeologjinë dhe kushtet fiziko-kimike të lumit Vjosë dhe deltës, duke synuar për të nxjerrë në pah vlerat natyrore të deltës. Kërkimi në terren vazhdoi për një javë me shkencëtarë dhe ekspertë të institucioneve publike, si Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), Agjencia Rajonale e Mjedisit Fier (ARM Fier), Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë dhe Fier (AdZM Vlorë).