Energy Talk me të rinjtë e qytetit të Tiranës
Në kuadër të ndërgjegjësimit dhe informimit mbi tematikat e efiçencës energjetike, EcoAlbania ka organizuar takimin e hapur për të rinjtë e qytetit të Tiranës “Energy Talk”. Gjatë këtij takimi u prezantuan problematikat dhe puna që po realizohet në lidhje me vlerësimin e varfërisë energjetike në Tiranë, si dhe përdorimin efiçent të energjisë. Të rinjtë shprehen interes duke u drejtuar pyetje dhe krijuar diskutime me dy ekspertët e fushës, Z. Gjergji Simaku dhe Z. Erjon Tase.
Ky takim u organizua nga EcoAlbania në kuadër të projektit “Së bashku – një sy për mjedisin” dhe mundësohet financiarisht nga Ambasada Suedeze nëpërmjet programit SENiOR-II i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit – REC Shqipëri.