Banorët e luginës së Vjosës i thonë JO DIGAVE në Vjosë
Rreth 150 aktivistë të mjedisit dhe banorë nga e gjithë lugina e Vjosës i janë bashkuar komunitetit të Bënçës për të protestuar kundër ndërtimit të hidrocentraleve në një nga degët më mbresëlënëse të saj. Banorëve dhe fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” i është bashkuar me anë të një shkrese drejtuar ministrit të energjisë dhe deputetja Valentina Leskaj, ku kërkon informacion në lidhje me planet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë Protesta masive e mbajtur në Bënçë u mbështet nga banorët e Bënçës, Tepelenës, Përmetit, Selenicës, Qesaratit, Krasës, Vlorës, Gjirokastrës dhe shumë studentë nga Tirana.