Projekti “Energji diellore në Kutë ”, synon të sjellë një burim energjie të pastër dhe të qëndrueshëm (energji diellore) në fshatin Kutë, fokusuar në arritjen e përvojës së parë (vetë-prodhim / vetë-konsum) i energjisë diellore, përmes instalimit të paneleve PV diellore fotovoltaike në çatitë e 5 ndërtesave më të mëdha shtetërore.
Të kërcënuar në jetesën e tyre nga një digë e mundshme mbi Vjosën, në dy vitet e fundit, fshati Kutë është bërë një fshat emblematik i lidhur me rezistencën kundër ndërtimit të digës hidroenergjetike në fshatin Poçem.
Fshati Kutë – dëshiron të tregojë se shkatërrimi i lumit të fundit të egër të Evropës nuk është i nevojshëm. Ata mund të prodhojnë energjinë e tyre në çatitë e ndertesave shtetërore të fshatit, duke krijuar më shumë të ardhura për komunitetin.
Ekzistojnë alternativa të tjera përvec hidrocentraleve për Shqipërinë dhe nën moton ‘Dielli është e ardhmja’, Eco Albania në bashkëpunim me Patagonia, EuroNatur dhe Riverwatch dëshiron të sjellë në tavolinën e vendimarrësve projektin ‘Solar në Kutë’ si fushatë pilot, i pari në prodhimin e energjisë në pronësi të komunitetit.
Përdorimi i Energjisë Diellore në një zonë rurale të largët dhe të shpopulluar
Rritja e ndërgjegjesimit mbi alternativat e prodhimit te energjisë komunitare
Mbështetja e projekteve të mëtejshme të energjisë diellore dhe të qëndrueshme
Ndalimi i ndërtimit te digës se hidrocentraleve ne fshatin Poçem
Shpëtimi i fshatit Kutë, nga vuajtja ekonomike e përmbyetjes së mbi 2.500 ha tokë bujqësore dhe shpërnguljes së mëvonshme të njerëzve vendas.
Kjo do të jetë praktika dhe modeli i parë i “energjisë komunitare ose kooperativave energjetike” në Shqipëri, e cila do të krijojnë energji në pronësi të komunitetit. EcoAlbania shpreson që ky pilot projekt të rrisë ndërgjegjësimin për zgjidhjet e energjisë së rinovueshme të komuniteteve rurale dhe të nxisë projekte të mëtejshme të energjisë diellore dhe të qëndrueshme me misionin mbështetjen e fushatës “Save the Blue Heart of Europe” në betejën kundër ndërtimit të digës së hidrocentralit në Poçem.
Kohëzgjatja e projektit: Janar 2020 – Maj 2020