Në dekadat e fundit, fenomene të ndryshme natyrore si shkretëtirëzimi, përmbytjet, shkatërrimi i habitateve, zhdukja e specieve, ndotja, keqpërdorimi i burimeve natyrore janë bërë shumë shqetësuese. Sot çështjet mjedisore janë një sfidë lokale dhe globale për shumë institucione. Kështu, duhet të ndërmerren më shumë përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin mjedisor nëpërmjet edukimit dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese me fëmijët në shkolla.
Në këtë drejtim, EcoAlbania ka zhvilluar kurrikulat bashkëkohore ndër vite dhe ka zbatuar me sukses aktivitetet e edukimit mjedisor me nxënësit e shkollave në rajone veçanërisht të largëta të Shqipërisë.
FiKiBio është një nga instrumentet kryesore për të kryer aktivitete të edukimit mjedisor. Ai përbëhet nga një metodë e kombinuar e termave teorikë dhe praktikë. Pjesa teorike është e bazuar në një manual të zhvilluar nga EcoAlbania ndërsa aspektet praktike mbështeten nga një laborator i lëvizshëm, i pajisur mirë me instrumentet e nevojshme për kryerjen e eksperimenteve.
Rritja e ndërgjegjësimit mjedisor nëpërmjet edukimit të të rinjve në Shqipëri.
Të realizojë programin e edukimit mjedisor në mënyrë sistematike duke përfshirë të 12 rrethet e vendit (36 shkolla).
Të zhvillojë trajnime me mësuesit e shkollave fillore-të mesme për zbatimin e moduleve FiKiBio dhe edukimin mjedisor (12 trajnime)
Rezultatet e pritshme nga ky projekt do të jenë:
1
Fëmijët do të jenë më të vetëdijshëm për çështjet mjedisore dhe praktikat e mira për mbrojtjen e natyrës.
2
Iniciativat për pastrimin e mjedisit dhe ripyllëzimin do të praktikohen nga fëmijët e shkollave fillore të mesme.
3
Brezi i ri do të fitojë njohuri shtesë për mbrojtjen e natyrës, që do të ndikojë në qëndrimin e tyre ndaj mjedisit në të ardhmen;
4
Mësuesit e shkollave shqipe do të jenë më të ndërgjegjshëm për çështjet mjedisore dhe mënyrën e përdorimit të praktikave mësimore ndërvepruese në edukimin mjedisor.
Kohëzgjatja e projektit: 1 shkurt 2023 – 31 qershor 2024
Financuar nga: US Forest Services International Programs