Betilda Ahmeti
Koordinatore projekti
Betilda është biologe mjedisi dhe eksperte në identifikimin e makro-invertebrorëve bentikë. Ajo ka punuar në marrjen dhe analizimin e më shumë se 300 kampioneve të makro-invertebrorëve bentikë të rrjedhave dhe lumenjëve të rajonit Alentejo, Portugali. Gjithashtu, ka kontribuar në analizimin e familjeve të makro-invertebrorëve të lumit Shushicë, një ndër tributarët kryesor të lumit Vjosë.
Interesat kryesore të saj janë kërkimi shkencor i makro-invertebrorëve dhe ekologjia ujore, si dhe identifikimi dhe ekologjia e shpendëve.
2019 Diplomuar në Biologji, Fakulteti i Shkencave teknike, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
2020 Master- Erasmus Program në Biologjinë e Ruajtjes, Universiteti i Èvora, Portugali
2021 Master në Biologji Mjedisi, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës