Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Udhëzues për Pjesëmarrjen Publike të Aktorëve Lokal

Ky udhëzues praktik synon të mbështesë bashkitë dhe aktorët lokalë në Shqipëri në organizimin dhe zhvillimin e proceseve efektive të pjesëmarrjes publike në vendimmarrje, me fokus në menaxhimin e qëndrueshëm të korridoreve ekologjike në zonën Polis–Valamarë–Rungajë–Moravë–Gramoz.

Dokumenti ofron mjete konkrete, modele të zbatueshme dhe shembuj praktikë për të forcuar transparencën, gjithëpërfshirjen dhe llogaridhënien në nivel vendor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. Ai trajton rolin e institucioneve vendore dhe aktorëve të tjerë, si dhe prezanton mekanizma të ndryshëm të pjesëmarrjes publike, nga konsultimet tradicionale te platformat digjitale dhe monitorimi qytetar.

Udhëzuesi strukturohet në një proces me shtatë hapa për organizimin e pjesëmarrjes publike dhe përfshin gjithashtu lista kontrolli dhe modele praktike për zbatim nga bashkitë.

Hartuar nga EcoAlbania me mbështetjen e Prespa-Ohrid Nature Trust (PONT), ky udhëzues kontribuon në forcimin e qeverisjes mjedisore dhe promovimin e një zhvillimi vendor të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

×