Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

PAMANCA – Rëndësia e Zonave të Mbrojtura- Advokim për ruajtjen e natyrës në Shqipëri

Shqipëria është një vend me biodiversitet të pasur natyror, por përballet me shumë sfida në mbrojtjen e burimeve të saj ekologjike për shkak të presioneve ekonomike, boshllëqeve në zbatimin e ligjeve dhe nevojës për strategji të zhvillimit të qëndrueshëm. Aktualisht janë disa zona të mbrojtura. E megjithatë, këto zona shpesh vuajnë nga ndryshimet e shpeshta të ligjeve, mungesa e menaxhimit e monitorimit dhe financimi i pamjaftueshëm. Praktika e mbrojtjes së biodiversitetit në Shqipëri mbështet jo vetëm objektivat lokale dhe kombëtare mjedisore, por gjithashtu kontribuon në objektivat më të gjerë të biodiversitetit europian. 

Projekti synon të sfidojë degradimin e biodiversitetit dhe të forcojë e mbrojtjen e tij. Prioritet është rritja e ndërgjegjësimit publik dhe ndryshimi i sjelljes për ruajtjen e biodiversitetit. Kjo pasi kontribuon drejtpërdrejt në objektivin e programit për promovimin e praktikave të qëndrueshme mjedisore dhe angazhimin në proceset e politikave në nivel lokal dhe kombëtar. Duke krijuar metodologji për vlerësimin e ndikimeve të ndryshimeve legjislative, projekti ynë kontribuon në përmirësimin e zbatimit të ligjeve për ruajtjen e biodiversitetit. Përpjekjet e ndërhyrjes për të forcuar kapacitetet dhe bashkëpunimin mes palëve të interesuara do të ndihmojnë në krijimin e mundësive të financimit lokal dhe ndërkombëtar për projekte të biodiversitetit, duke siguruar qëndrueshmërinë dhe ndikimin afatgjatë. 

Projekti ka si qëllim përmirësimin e proceseve të vendimmarrjes, monitorimin e përpjekjeve për ruajtjen dhe forcimin e bashkëpunimit të palëve të interesuara, duke u përputhur me objektivin e përgjithshëm të fuqizimit të shoqërisë civile për të marrë pjesë aktivisht dhe për të ndikuar në politikat dhe reformat.

×