Fëmijë nga Tepelena, të moshave 8-14 vjeç u bënë pjesë e kampit veror të organizuar në Qendrën Kërkimore të Vjosës në Tepelenë. Ky kamp mirëpriti eksploratorët e vegjël jo vetëm për t’i argëtuar dhe për t’i mësuar, por dhe për t’i ndërgjegjësuar ata për ndotjen që mbeturinat mund t’i shkaktojnë lumit Vjosë. Ata ndoqën prezantimet dhe lojërat edukuese brenda në ambientet e qendrës dhe jashtë saj, në natyrë.